image E ardhmja e Paul Pogbas, ky është qëndrimi i Manchester United

Futboll

Futboll/ E ardhmja e Paul Pogbas, ky është qëndrimi i Manchester United

news image

E ardhmja e mesfushorit francez, Paul Pogba tek Manchester United është në dyshim.

Sipas raportimeve në Angli, ai nuk është i kënaqur me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Gazeta Sinjali.

Por, sipas ‘ESPN’, Manchester United beson se Pogba do të qëndroj në ‘Old Trafford’.

Për francezin të interesuara janë Juventus dhe Real Madrid, që janë të gatshme të japin nga 90 milionë euro për shërbimet e Pogbas.

Mesfushori ka edhe një vit kontratë me Manchester United./Gazeta Sinjali/