Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që dyshohet se dje pasdite u vetëplagos akisdentalisht me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Familjarët e tij i kanë thënë policisë që viktima ka plagosur veten aksidentalisht me armë zjarri, në fshatin Stanovc i Epër i Vushtrrisë, në orën 14:16.
Për shkak të lëndimeve që dyshohet se ia ka shkaktuar vetes me armë zjarri, ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku ndërroi jetë rreth orës 16:24.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si provë materiale, policia ka konfiskuar një armë gjuetie (për të cilën viktima kishte pasur leje), shtatë fishekë dhe një gëzhojë.
Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e të cilit rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë, për obduksion./GazetaSinjali/