image Dyshohet se trafikoi dy vajza të mitura, prangoset një person në Ferizaj

Siguri

Dyshohet se trafikoi dy vajza të mitura, prangoset një person në Ferizaj

news image

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se më 20 dhe 21 tetor të këtij viti ka trafikuar dy vajza të mitura, një 13 dhe një 15-vjeçare.

I prangosuri dyshohet se ka punësuar dhe strehuar vajzat.

Policia njofton se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/