Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Vragoli në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur se 33-vjeçarja dyshohet se është ngufatur nga motra e saj.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja nga ky rast.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/