image Dyshohet për një vetëvrasje në Malishevë, Policia jep detaje

Siguri

Dyshohet për një vetëvrasje në Malishevë, Policia jep detaje

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Malishevë dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Rasti thuhet se ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00 në fshatin Shkozë, ku personi është dërguar në emergjencë, me ç’rast është konstatuar vdekja e tij.

Nusret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë në Gjakovë, konfirmoi për Sinjalin këtë vdekje, derisa shtoi se dyshohet për vetëvrasje. Ai dha detaje rreth rastit.

 “Më datë 18.04.2021 rreth orës 10:00 Stacioni  policor në Malishevë është njoftuar nga QKMF-Malishevë se një  person nga fshati Shkozë K Malisheve është sjell nga familjaret për ndihmë mjekësore. Policia ka dalë në vendngjarje, ka takuar mjekun kujdestar si dhe familjarët. Sipas mjekut viktima është sjellë nga familjarët në Emergjencë pa shenja jete dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Gjurkaj për Sinjalin.

Ai shtoi se lidhur me rastin janë informuar të gjitha njësitë përkatëse Policore të cilët kanë dalë në vendngjarje.

Policia vend ngjarje ka gjetur armën, që dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje e cila dhe është konfiskuar. Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi pajetë i viktimës merret nga IML – Prishtinë për obduksion”, tha tutje Gjurkaj. /Gazeta Sinjali/