Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka rrethuar një parking në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku po dyshohet për një mjet shpërthyes, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se një qytetarë ka njoftuar policinë se në veturën e tij i është vendosur një çantë e dyshimtë.
Tutje ai ka njoftuar se nën veturë është gjetur një armë dhe gjësende tjera.
“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, në afërsi të Bankës TEB, në një parking policia është njoftuar për një çantë të dyshimtë. Rreth orës 13:50 një qytetarë e ka njoftuar policinë se në rrugën se në rrugën “Mbretresha Teutë” në një parking të veturave ka vërejtur diçka të dyshimtë. Policia ka dyshuar se ka diçka dhe ka njoftuar njësitin e deminimit. Ata e kanë tërhequr pajisjen dhe rasti po hetohet. Nën automjet ka qenë e vendosur një armë dhe sende tjera”, tha Gashi për Sinjalin.