image Dyshimet për varrezë masive: Nisin gërmimet afër Minierës në Shtaval të Serbisë
[wp-story id="814678"]

Sociale

Dyshimet për varrezë masive: Nisin gërmimet afër Minierës në Shtaval të Serbisë

news image

Në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nga sot është filluar me gërmimet vlerësuese në lokacionin e shenjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.

Përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit thuhet se “Delegacioni i Republikës së Kosovës, ka kërkuar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, që të ndajnë çdo informatë që mund të kenë në arkivat e tyre, por edhe informatat e siguruara ndërkohë për këtë lokacion, duke theksuar se familjet vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjes për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës”.

Në njoftim bëhet e ditur se gërmimet kanë filluar pasi në fund të javës së kaluar, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë siguruar imazhet satelitore, të cilat në ditët në vijim do të analizohen nga ekspertët, me qëllim të saktësimit të lokacionit të mundshëm të varrezës masive.

“Në ditën e parë të gërmimeve vlerësuesese, të pranishëm në lokacion nga Kosova ishin përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ekspertët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësues nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq si dhe nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur. Ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në lokacion për t’i vëzhguar punimet gjatë periudhës në vijim”.

/GazetaSinjali/