image Dyshime për shëndetin, Biden: Zëri im i ngjirur është vetëm nga ftohja - Sinjali

Dyshime për shëndetin, Biden: Zëri im i ngjirur është vetëm nga ftohja

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden sot tha se zërin e kishte të ngjirur si “pasojë e një ftohjeje” pas kontaktit me nipin dhe shtoi se ai po testohet çdo ditë për COVID-19.

Të premten, ai mbajti një fjalim për ekonominë me një zë të ngjirur dhe me disa periudha kollitjeje, duke nxitur një gazetar ta pyeste për shëndetin e tij.

“Jam mirë. Bëjmë çdo ditë testime për koronavirus. Këtë e kam marrë nga nipi im një vjeç e gjysmë që i pëlqen t’i jap puthje gjyshit. Është thjesht një ftohje”, shtoi ai.

Presidenti amerikan e kaloi fundjavën e kaluar me familjen kur në Amerikë u festua Dita e Falënderimeve, raporton CNN.


Shpërndaje artikullin