image Dyshime për manipulim me vota në Skenderaj, intervistohen shtatë persona

Siguri

Dyshime për manipulim me vota në Skenderaj, intervistohen shtatë persona

news image

Policia ka intervistuar shtatë dëshmitarë në Skenderaj në lidhje me zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, shtatë të dyshuarit janë intervistuar pasi që dyshohet se në një qendër votimi ka pasur manipulim të votave.

Rasti në polici është iniciuar si “Falsifikim i rezultateve të votimeve” dhe është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor rreth orës 07:00 në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj. /GazetaSinjali/