Bixhozi ilegal e organizimi i skemave piramidale po vazhdojnë të zhvillohen lirshëm në Kosovë, ndonëse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë së fundmi është zhvilluar në Ferizaj në rrugën “2 korriku” dhe siç mëson gazeta, nga ky rast pati edhe sekuestrime.
Në vendin ku u zhvillua vepra e lartcekur ka shkuar Policia e Kosovës dhe aty ka hasur në 12 persona të cilët ishin duke luajtur bixhoz. Njësitet policore, si dëshmi kanë konfiskuar 144 zhitona dhe letra bixhozi.