image Dybala: Isha afër largimit nga Juventusi

Futboll

Sport/ Dybala: Isha afër largimit nga Juventusi

news image

Futbollisti i njohur argjentinas, Paulo Dybala, ka thënë se ishte shumë afër largimit nga skuadra e Juventusit.

Dybala në një intervistë për “The Guardian”, ka thënë se ardhja e trajnerit Maurizio Sarri, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë isha shumë afër largimit…Sidoqoftë, tani unë jam këtu, në një klub që më ka trajtuar mirë. Jam i lumtur, i çliruar. Ardhja e Sarrit më ndihmoi të qëndroja. Ai donte që të mos largohesha, gjë që më dha forcë, e dija që ai mund të më mësonte, të më ndihmonte të jepja më të mirën time”, citohet të ketë thënë fillimisht argjentinasi.

Dybala është pyetur se cili është futbollist më i mirë Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi. Në këtë pyetje ai nguroi të përgjigjej dhe e tejkaloi duke qeshur. /Gazeta Sinjali/