Paulo Dybala do ta vazhdojë shumë shpejt kontratën me Juventusin.
Ish-futbollisti i Palermos do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025, njofton mediumi italian Corriere dello Sport.
Ndërkohë, ai po ushtron rregullisht dhe objektiv i tij është që të jetë i gatshëm për ndeshjet e Juventusit kundër Romës, Zenitit e Interit, që do të luhen në harkun e shtatë ditëve.
Për Dybalan, viteve të fundit spekulohej se mund të largohej nga Torino.
Por, ai përfundimisht do t’i qëndrojë besnik ekipit bardh e zi. /Gazeta Sinjali Sporti/