Kanë rezultuar pozitiv me koronavirus një prokuror dhe dy zyrtarë ligjorë në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini e cila tha se gjendja e personave të prekur me koronavirus është stabile.
“Dje kanë rezultuar pozitiv dy zyrtarë ligjorë dhe një prokuror. Personat e kontaktit janë vetizoluar, ndërsa gjendja e personave të infektuar është stabile. Prokurori dhe dy zyrtarët ligjorë janë vetizoluar në shtëpitë e tyre”, ka thënë Xheladini për Gazeta Sinjali.
Tutje, Xheladini tha se jemi në pritje të rezultateve të testit edhe për katër zyrtarë të tjerë. /Gazeta Sinjali/