image "Arrestimi i aktivistes Neri Ferizi", ministrja Haxhiu: Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët

Drejtësi

“Arrestimi i aktivistes Neri Ferizi”, ministrja Haxhiu: Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me mbajtjen për 48 orë të aktivistes Neri Ferizi e cila kishte marrë pjesë në protestën e organizuar për rastin e vrasjes së Hamide Magashit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota për të protestuar ndaj çdo institucioni.

“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit”, ka shkruar Haxhiu.

Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit. Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni.

Posted by Albulena Haxhiu on Saturday, December 3, 2022

/GazetaSinjali/