image Prokurori i përgjithshëm amerikan në Ukrainë: Kriminelët e luftës do të japin përgjegjësi

Botë

Prokurori i përgjithshëm amerikan në Ukrainë: Kriminelët e luftës do të japin përgjegjësi

news image

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Merrick Garland në një vizitë të papritur të premten në Ukrainë, premton se do të mbajë “të përgjegjshëm kriminelët rusë të luftës për veprat e tyre”.

Vizita e Garland nuk ishte lajmëruar përpara për shkaqe sigurie.

“Ndodhemi  në Ukrainë për të folur qartë dhe me një zë: autorët e këtyre krimeve nuk do të mbesin me kaq”, tha Garland, shkruan France24.

Ai shkoi në Lviv në Ukrainën perëndimore me ftesë të homologut të tij ukrainas për të marrë pjesë në Konferencën e Përbashkët për Drejtësi.

Garland tha për konferencë për medisa se Shtetet e Bashkuara qëndruan afër hetuesve të krimeve të luftës të Ukrainës, ndërkohë që ata vazhdojnë të mbledhin dhe katalogojnë prova nga vendet e shpërthimit që përfshijnë spitale, ndërtesa apartamentesh dhe shkolla, zhvarrosin varre masive dhe studiojnë mbetjet njerëzore — “në mënyrë që të tregojnë historitë e atyre që nuk munden më”, sipas një transkripti të deklaratave të tij nga Departamenti i Drejtësisë.

Që nga fillimi i agresionit para një viti, Rusia ka kryer mizori në shkallën më të madhe të çdo konflikti që nga Lufta e Dytë Botërore, tha ai. Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën, Lituaninë, Poloninë, Estoninë, Letoninë, Sllovakinë dhe Rumaninë “që do të forcojë përpjekjet tona për të mbajtur përgjegjës kriminelët rusë të luftës”, tha Garland.

/GazetaSinjali/