image Dy vrasje brenda pak orësh, çka dihet deri më tani

Kosovë

Dy vrasje brenda pak orësh, çka dihet deri më tani

news image

Brenda pak orësh në Kosovë kanë ndodhur dy vrasje, njëra në Prizren e tjetra në Shtime. Të dyja kanë motive të ndryshme. Sinjali sjell të gjitha detajet që dihen deri më tani.

Në Prizren u vra A.V 41 vjeçare, dyshohet se bashkëshorti i saj B.V 61 vjeçar, në vendin e krimit shkrepi 15 plumba. Gëzhojat u gjetën në rrugë, rreth 100 metra distancë, nga shtëpia e të dyshuarit.

Policia njofton se B.V është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Vrasja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të poblemeve të çiftit, ata jetonin në Zvicër dhe kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Vrasja tjetër ndodhi në Shtime

Rreth orës 03:00 në një Shtëpi në Shtime dyshohet se kanë hyrë dy persona për të grabitur. Në këtë situatë është vrarë njëri prej grabitësve si dhe ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë, ka kondirmuar policia.

Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë së Ferizajt, se njëri prej të dyshuarve (grabitësve), ka ikur dhe dyshohet se me vete i ka marrë 24 mijë fraga, nga shtëpia e pronarit.

Këtë rast për Sinjalin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari. 

“Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një vrasje në Shtime. Dyshohet se viktima është personi që ka hyrë për të grabitur në një shtëpi private. Pronari i shtëpisë, ka mbetur i plagosur, ndërsa një person që dyshohet se ishte grabitës, ka ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Jashari për Sinjalin.

Sinjali mëson se personi që mbeti i plagosur (pronari i shtëpisë në Shtime, ku ndodhi vrasja dhe plagosja), ishte mërgimtar.

Kjo është vrasja e dytë brenda pak orësh në Kosovë.

Me këto dy vrasje, numri i personave që janë vrarë brenda këtij viti në vendin tonë është ka shkuar në 19-të./Sinjali/