image Dy vjet nga aksidenti që tronditi Gjilanin

Siguri

Dy vjet nga aksidenti që tronditi Gjilanin

news image

Sot janë bërë dy vjet që kur ndodhi aksidenti që tronditi qytetin e Gjilanit, më 7 mars të 2019-ës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në pamundësi për të frenuar, shoferi i kamionit që ishte duke transportuar ujë, kishte shkaktuar aksident zinxhiror, ku përveç dëmeve të mëdha që kishte shkaktuar, nga ky aksident pati mbetur i vdekur një person e dhjetëra të tjerë ishin lënduar.

Këtë ditë e ka përkujtuar i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook.

“U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit, ku afaristi e humanisti i njohur Qerim Çoçaj, u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Familja duhet të jetë krenare që e patën, sikur që jemi edhe ne”, shkroi Haziri./Gazeta Sinjali/