Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se Pal Komani nga Zhubi i Gjakovës dhe Gëzim Koka i njohur me nofkën Petriti me shtetësi të Shqipërisë, janë dy viktimat e aksidentit të sontëm në Ponoshec të Gjakovës.
Gazeta Sinjali mëson se Komani ishte 65-vjeçar, ndërkaq Koka 50-vjeçar.
Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ata të dy kanë qenë në të njëjtën veturë, në momentin e aksidentit./Gazeta Sinjali/