Shoferët shpeshherë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e njëkohësisht duke penguar dhe qytetarët për të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
Një parkim i tillë është bërë sot në Prizren, në lagjen “Xheladin Hana”, ku dy vozitës kanë parkuar veturat e tyre në një rrugë në të cilën kanë pamundësuar kalimin e qytetarëve me vetura.
Në pamjet e dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se si veturat janë parkuar në mes të rrugës dhe kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve.
Sipas sinjalizuesit, ai thotë që veturën e bardhë e ka parkuar një person i cili është zyrtar që punon në Komunën e Prizrenit.
“Veturën e bardhë e parkon një zyrtar që punon si shofer në shtëpinë e bardhë në Komunën e Prizrenit”, tha sinjalizuesi.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/