Në mëngjesin e sotëm, dy vetura luksoze janë parë të parkuara në hapësirën e qendrës tregtare “Abi Çarshia” në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo një gjë që bie në sy është mënyra e parkimit të tyre. Në një fotografi që e ka dërguar një sinjalizues shihet se veturat luksoze kanë zënë hapësirë më shumë sesa që u takon.
Në fotografinë më poshtë mund të shihet se ato kanë zënë parking sa për katër vetura.