Një çështje pronësore çoi drejt rrahjes dy vëllezër në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar prej burimeve se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bec, në orët e vona të së shtunës.
Sipas burimeve, vëllezërit patën një mosmarrëveshje pronësore çka çoi deri te rrahja me grushte dhe me mjete të forta me ç’rast kanë pësuar edhe lëndime trupore. Pas lëndimeve, të njëjtit kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
Sinjali gjithashtu ka mësuar se të dy janë arrestuar.