image Dy vajzat e prekura me koronavirus në Vushtrri punonin në market, kërkohet vetizolimi i punëtorëve

Kosovë

Shëndetësi/ Dy vajzat e prekura me koronavirus në Vushtrri punonin në market, kërkohet vetizolimi i punëtorëve

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se ditët në vijim janë vendimtare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në këtë qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vetizolim.

Dy vajza të cilat janë të prekura me koronavirus kanë punuar në një market në Vushtrri dhe punëtorët e atij marketi janë udhëzuar për vetizolim.

“Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vet izolim”, ka thënë Tahiri.

Tahiri kërkon nga qytetarët që të ruani veten e familjen tuaj, ruani qytetin, rri në shtëpi, mbaje distancën, mbaje disciplinën e pastërtinë

Deri tani në Vushtrri 7 persona janë infektuar me koronavirus, 6 prej tyre janë nga fshati Studime e Ultë dhe një është nga fshati Pestovë. /Gazeta Sinjali/