Një grua nga Ferizaj ka raportuar në polici se prej gushtit 2020, i janë zhdukur dy vajzat e saj, njëra prej tyre e mitur, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftojnë se nëna e vajzave në polici ka treguar se me ato (vajzat) kishte komunikuar përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve, të cilat i kishin thënë se janë duke jetuar në Prishtinë. Por, tani e ka humbur kontaktin me to.
Rasti po vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali/