image Dy udhëtarë nuk paguajtën biletë, konduktori i detyroi të kërcejnë nga treni

Botë

Botë/ Dy udhëtarë nuk paguajtën biletë, konduktori i detyroi të kërcejnë nga treni

news image

Një person ka humbur jetën pasi që u detyrua të hidhej nga treni për shkak se nuk kishte paguar biletën. Përveq tij edhe një udhëtarë tjetër u lëndua pasi u hodh nga treni.

Konduktori i cili i detyrojë të hidhen ata nga treni, u arrestua.

Incidenti ndodhi dje në qytetin Tanta në Delta të Nilit dhe ndezi zemërimin e publikut pas një pamjeje të një mosmarrëveshje mes konduktorit dhe pasagjerëve.

Zyrtarët e hekurudhave thanë se konduktori u kërkoi të rinjve të paguanin biletat, por ata nuk pranuan, pas së cilës ai hapi derën e vagonit që ata të hidheshin jashtë.

Konduktori do të qëndrojë në paraburgim deri në fund të hetimit./Gazeta Sinjali/