image Dy tipat e meshkujve që duhet t’i shmangni

Modë & Stil

Stili/ Dy tipat e meshkujve që duhet t’i shmangni

news image

Mosnjohja e shenjave paralajmëruese mund t’ju shpie në një lidhje vërtet të tmerrshme.

Por, për ta parandaluar këtë, ekspertët kanë treguar se cilat lloje të meshkujve duhet t’i shmangni.

Mashkullin me sharm

Ky është një lloj i meshkujve nga të cilët duhet të keni kujdes.

Shpeshherë këta meshkuj karakterizohen si të fortë, me pamje të mirë mashkullore, të sigurt dhe që janë të mbushur me komplimente.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se prapa këtij eksterieri ata mund të jenë shumë dinakë.

Shpeshherë këta meshkuj ju thonë gjëra që dëshironi t’i dëgjoni, jua premtojnë një të ardhme dhe shfaqin shenja të përkushtimit në lidhje – por, mbani sytë çelë!

Nevojtari…

Në fillim është shumë romantik dhe duket se bie me shumë vështirësi në dashuri, por, në moment që jeni bërë bashkë, ai e ka të vështirë t’ju lë të ikni.

Dhe, ndonëse është gjë e mirë të jeni të dashuruar, sjellja e meshkujve të tillë mund të jetë nga mbrojtëse e deri te kërkuese në mënyrë të pashëndetshme. /Gazeta Sinjali/