Dy persona janë arrestuar nga policia në Bosnjë e Hercegovinë, pasi një grup tifozësh futbolli, hyn në ndërtesën e një radioje në Sarajevë dhe detyruan stafin që të heqin një lajm.
Policia tha sot se dy personat e arrestuar përballen me akuza për kërcënim të gazetarëve të Radio Sarajevës dhe redaktorëve të kësaj media, gjatë incidentit që ndodhi në orët e vona të 27 shtatorit.
Sipas këtij radio stacioni, huliganët hynë në ndërtesat e tyre dhe ishin të zemëruar me lajmet se një tifoz i klubit futbollistik Sarajeva, do të përballet me pesë vjet burgim në Bjellorusi, për shkak se i ishte gjetur substancë narkotike, e llojit kokainë. Huliganët kishin kërcënuar stafin dhe familjarët e tyre.
Radio Sarajeva e përshkroi incidentin si “një situatë të pengjeve”. Kjo medie tha se pas kërcënimeve me vdekje, rekdatori është detyruar që ta heqë lajmin për tifozin e klubit të futbollit./Gazeta Sinjali/