image Dy të vrarë dhe një i plagosur në një kampus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Botë

Botë/ Dy të vrarë dhe një i plagosur në një kampus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

news image

Dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur, sot gjatë të shtënave në kampusin e Universitetit A&M të Teksasit.

Sipas asaj që njofton shkolla, personi i plagosur është dërguar në spital, por që ende nuk është bërë e ditur gjendja e tij shëndetësore, transmeton Gazeta Sinjali.

Teksa mbetet ende e paqartë nëse dorasi është kapur si dhe nëse autoritetet kanë identifikuar viktimat.

Mediat botërore raportojnë se orët në këtë kampus janë anuluar për gjatë gjithë ditës./Gazeta Sinjali/