image Dy të vdekur gjatë 24 orëve në trafik, shënohen 43 aksidente

Kosovë

Siguri/ Dy të vdekur gjatë 24 orëve në trafik, shënohen 43 aksidente

news image

Dy aksidente trafiku me të vdekur kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit, gjatë ditës së djeshme, në tërë territorin e vendit janë shënuar gjithsej 43 aksidente, prej të cilave 25 kanë rezultuar me të lënduar ndërsa 18 vetëm me dëme materiale.

Njësitet e trafikut kanë shqiptuar 1.590 gjoba ndaj kundërvajtësve në komunikacion, njofton Policia.

Poashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 29 persona, 13 janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 në vuajtje të dënimit për shkak të problemeve me ligjet e zbatueshme në Kosovë. /Gazeta Sinjali/