image Dy të vdekur dhe 14 të lënduar në trafik gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kosovë

Siguri/ Dy të vdekur dhe 14 të lënduar në trafik gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Dy persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës e cila njofton se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente në komunikacion, prej të cilave me të lënduar kanë rezultuar 14 aksidente, shkruan Gazeta Sinjali

Njësitet e trafikut kanë shqiptuar 1.306 gjoba për kundërvajtësit të cilët i kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia njofton poashtu se gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar 17 persona, 13 janë dërguar në mbajtje ndërsa një në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/