Dy persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës e cila njofton se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente në komunikacion, prej të cilave me të lënduar kanë rezultuar 14 aksidente, shkruan Gazeta Sinjali
Njësitet e trafikut kanë shqiptuar 1.306 gjoba për kundërvajtësit të cilët i kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia njofton poashtu se gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar 17 persona, 13 janë dërguar në mbajtje ndërsa një në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/