image Dy të plagosur në Kosovë brenda një ore

Siguri

Siguri/ Dy të plagosur në Kosovë brenda një ore

news image

Dy persona kanë mbetur të plagosur brenda një ore në Kosovë. Kjo pasi që kanë ndodhur dy të shtëna armësh pothuajse në të njëjtën kohë, në dy vende të ndryshme të Kosovës.

Njëra plagosje ka ndodhur në orën 12:00 në kryeqytet, ndërsa tjetra në orën 12 e 43 në qytetin e Pejës, transmeton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, gjersa janë duke bërë hetimet për të zbuluar vendndodhjen e të dyshuarve.

Lajmin për plagosjen e një personi tjetër në Pejë, e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka thënë se një person është plagosur në këmbë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, përderisa i dyshuari është i njohur për policinë dhe janë duke punuar në kapjen e tij.

Kujtojmë që të shtëna me armë pati edhe javën e kaluar në kryeqytet, ku si pasojë dy persona mbetën të vrarë, ndërsa dy të tjerë të plagosur rëndë. Dyshohet se mosmarrëveshja ndodhi për shkaqe pronësore./Sinjali/