image Dy të mitur tentojnë ta vrasin një person në Lipjan

Siguri

Dy të mitur tentojnë ta vrasin një person në Lipjan

news image

Dy persona të moshës së mitur kanë tentuar ta vrasin një person mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Janjevë të Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se të miturit e kanë sulmuar me thikë një person, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

Për shkak të këtyre lëndimeve, këto burime kanë bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Dy të miturit ndodhen në arrati./Gazeta Sinjali/