Dy persona të maskuar e të armatosur kanë hyrë në një shtëpi të cilët e kanë lidhur një person e më pas i kanë grabitur 150 euro, unazën dhe orën e dorës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllamnik, Komuna e Podujevës.
Nga raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpi, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur e kanë lidhur e me pas i kanë grabitur 150 euro, unazën dhe orën e dorës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/