image Dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj nisen drejt Turqisë

Shëndetësi

Dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj nisen drejt Turqisë

news image

Dy nga katër personat e lënduar si pasojë e shpërthimit që ndodhi të martën në Ferizaj, janë nisur drejt Turqisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka njoftuar se edhe dy të tjerë janë në pritje të nisjes.

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjerët janë në pritje të nisjes”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook.

Për këtë gjë, i pari i Shëndetësisë ka falënderuar nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sakar, i cili thotë se me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin e këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.

Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, Zemaj tha se po marrin trajtim nga institucionet shëndetësore në vend dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit./Gazeta Sinjali/

Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, January 6, 2021