image Dy të lënduar nga gjuajtjet me armë zjarri në Shkup

Rajon

Siguri/ Dy të lënduar nga gjuajtjet me armë zjarri në Shkup

news image

Dy persona nga Shkupi I.A.(29 vjeçar) dhe S.R. (35 vjeçar) janë lënduar nga gjuajtjet me armë zjarri mbrëmë në orën 00:21 në rrugën “Ferid Bajrami”.

Viktimat janë dërguar në spitalin “Sistina” për dhënien e ndihmës mjekësore.

Nga Ministria e Punëve të Bredshme për AIM-në thonë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është konstatuar se I.A. dhe S.R. kanë marr lëndime nga arma e zjarrit. Po ashtu është dëmtuar vetura e markës “Audi”, pronë e E.S. (33) nga Shkupi.

Shkaqet e incidentit nuk dihen, por autoritetet thonë se janë marrë masat për zbardhjen e rastit./GazetaSinjali/