Dy persona nga Shkupi I.A.(29 vjeçar) dhe S.R. (35 vjeçar) janë lënduar nga gjuajtjet me armë zjarri mbrëmë në orën 00:21 në rrugën “Ferid Bajrami”.
Viktimat janë dërguar në spitalin “Sistina” për dhënien e ndihmës mjekësore.
Nga Ministria e Punëve të Bredshme për AIM-në thonë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është konstatuar se I.A. dhe S.R. kanë marr lëndime nga arma e zjarrit. Po ashtu është dëmtuar vetura e markës “Audi”, pronë e E.S. (33) nga Shkupi.
Shkaqet e incidentit nuk dihen, por autoritetet thonë se janë marrë masat për zbardhjen e rastit./GazetaSinjali/