Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dubravë të Istogut, raporton Gazeta Sinjali.
Në aksident kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“16:35 policia është informuar për një aksident në fshatin Dubravë. Në aksident kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona janë lënduar, të cilët më pas janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe sipas ekipit mjekësor janë janë rrezikut për jetë”, tha Rugova. /Gazeta Sinjali/