Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta kap asnjërin nga të dyshuarit të cilët dyshohen për plagosjen e një personi në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Sinjalin se prokurori kujdestar i krimeve të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore.
Për këtë rast, janë të dyshuar dy persona, për çka po punohet intensivisht për arrestimin e tyre.
Më herët, nga të shtënat me armë zjarri mes disa personave në qytetin e Pejës, ka mbetur i plagosur një person, ka raportuar Sinjali./ Sinjali/