image Dy shtetas të Shqipërisë vjedhin pllaka të hekurit në vlerë prej një mijë euro në Prizren

Siguri

Dy shtetas të Shqipërisë vjedhin pllaka të hekurit në vlerë prej një mijë euro në Prizren

news image

Një vjedhje ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:30 në rrugën “Ismail Qemajli” në lagjen Arbana të Prizrenit.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se disa persona kanë vjedhur pesë pllaka të hekurit që kapin vlerën prej një mijë euro.

Rastin në Polici e ka raportuar viktima dhe më pas kanë filluar hetimet që të zbardhet rasti e të kapen autorët.

Mirëpo, siç mëson Sinjali, sot janë identifikuar dy persona, të cilët janë shtetas të Shqipërisë por me banim të përkohshëm në Prizren.

Pas identifikimit, të dyshuarit janë intervistuar në lidhje me rastin në fjalë dhe më pas është njoftuar prokurori kujdestar.

/GazetaSinjali/