Policia e Kosovës, dje, ka ndaluar dy persona në Banjë të Zubin Potokut, të cilët kishin tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës.
Personave të dyshuar, një femër dhe një mashkull, shtetas serbë, me vendim të prokurorit iu është konfiskuar automjeti, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:15.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar “Kalim i paautorizuar i kufirit”./Gazeta Sinjali/