Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar mbrëmë pak para mesnate në Leposaviq.
Gjatë kontrollimit, njësiti policor ka vërejtur se në kamionin e tyre kishin ngarkuar 4.2 tonë speca, me të cilët kishin bërë tregti të ndaluar.
“Leposaviq 01.09.2020 – 23:20. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte ndaluar një kamion të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe pasagjeri, i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Në kamion të dyshuarit kishin pas të ngarkuar 4.2 ton speca me të cilët kishin bërë tregti të ndaluar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Kamioni së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Gazeta Sinjali