image Dy serbë tentojnë të futen ilegalisht në Kosovë

Siguri

Dy serbë tentojnë të futen ilegalisht në Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë patrullimit ka ndaluar dy shtetas të Serbisë.

Të dyshuarit serbë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur, kanë tentuar ta kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, në mënyrë ilegale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Muqibab në Gjilan gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:45.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Sinjali/