Sot janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Komunën e Skënderajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, dy të prekurit janë nga lagjja Thaçi e fshatit Burojë të Skënderajt dhe të njëjtit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.
“Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19. Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjja Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive”, ka shkruar Jashari në Facebook.
I pari i Skënderajt ka kërkuar nga banorët e këtij fshati që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, derisa shtabi emergjent i kësaj komune të merr vendim për hapat e mëtejshëm./Gazeta Sinjali/