Dy persona në qytetin e Shkupit u dyshuan për koronavirus por rezultatet e analizave dolën negative në testin për virusin vdekjeprurës.
Dy të dyshuarit e fundit ishin shtetas të huaj të cilët në Shkup po qëndronin nga 28 shkurti.
Njëri është shtetas i Singaporit dhe tjetri nga Australia të cilët në një hotel në Shkup kishin ardhur nga Gjermania.
Shfaqja e simptomave kishte filluar para tre ditëve ndërsa autoritetet i kanë njoftuar përmes shërbimeve të hotelit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore konfirmoi që rezultatet janë negative.