image Dy poste tejet të rëndësishme në AKI mbeten pa udhëheqës

Kosovë

AKI/ Dy poste tejet të rëndësishme në AKI mbeten pa udhëheqës

news image

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), ka mbetur pa dy personat kyç në krye të këtij institucioni. Gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje kryespiuni kosovar, Shpend Maxhuni, ndërsa muaj më parë AKI kishte mbetur edhe pa Inspektorin e Përgjithshëm, Shkëlzen Sopjani, të cilit i përfundoi mandati, raporton Gazeta Sinjali.

Shpend Maxhuni u përshëndetë me AKI-në gjatë ditës së sotme duke u dekoruar nga kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lexo edhe: Përse po dorëhiqen kryespiunët e Kosovës?

Lexo edhe: Përse po dorëhiqen kryespiunët e Kosovës?

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga posti i AKI-së.

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe: Përse po dorëhiqen kryespiunët e Kosovës?

Lexo edhe: Përse po dorëhiqen kryespiunët e Kosovës?

Por vetëm disa ditë më parë u bë e ditur se Drizan Shala, që ishte i njohur për publikun si ekspert i sigurisë, është propozuar për postin e Inspektorit të Përgjitshëm në AKI.

Propozimi për të vije pasi që Shkëlzen Sopjani kishte përfunduar mandatin në shkurt të këtij viti./Gazeta Sinjali/