image Dy policë nga Kamenica dalin negativ në testin për koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Dy policë nga Kamenica dalin negativ në testin për koronavirus

news image

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka konfirmuar se policë nga kjo komunë të cilët ishin testuar për covid-19, kanë rezultuar negativ.

Kastrati këtë njoftim e bëri përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu uroi që të marrin lajme të mira edhe për të tjerat mostra për të cilat presin rezultate.

“Një lajm i mirë. Testet e dy zyrtarëve policor për virusin Covid-19, kanë rezultuar negativ. Presim lajme të mira për të gjitha mostrat e marra.#RriNshpi”, ka shkruar ai.

Ndryshe, 12 persona janë konfirmuar me koronavirus nga kjo komunë, ndërsa në tërë Kosovën janë gjithsej 132 raste të prekura./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1119765258361211?__xts__[0]=68.ARAT5SuANd6BX9zUKGM3aiFQhWhT0W9bwYGNnLZGmmQwg8AKORxxmLkUEl2J2DfPUIEiUEL20fujvpgoKpW9xCtrDOCcYFTmRZSXpX4qW4BTAt6ZcizInk4ZrRLnNWX1A3SdzTruMhtkRAt0T14roopxsrwAE67It0GsiZZ3mCnrMZcDpMoaz-QDwNCpEu_O2y9RiFdfbWvftu89UF4BYdtVV6pxrPWHgYBCq36mFPjO_XGC0pb7FfSfElfVKLplc1Jgo_7_bJaNJ-d6ulYsaiveWL0pExe1WUJ0hpxD5Um1AWt8zYKpDUkKFnN3cnMUHwQhO49yHnxE8xyLsHUcog&__tn__=-R