Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka konfirmuar se policë nga kjo komunë të cilët ishin testuar për covid-19, kanë rezultuar negativ.
Kastrati këtë njoftim e bëri përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu uroi që të marrin lajme të mira edhe për të tjerat mostra për të cilat presin rezultate.
“Një lajm i mirë. Testet e dy zyrtarëve policor për virusin Covid-19, kanë rezultuar negativ. Presim lajme të mira për të gjitha mostrat e marra.#RriNshpi”, ka shkruar ai.
Ndryshe, 12 persona janë konfirmuar me koronavirus nga kjo komunë, ndërsa në tërë Kosovën janë gjithsej 132 raste të prekura./GazetaSinjali/