Gjatë ditës së sotme dy pjesëtarë të FSK-së janë ndaluar në kufirin Kosovë-Serbi, konkretisht në Jarinje. Gazeta Sinjali mëson nga burimet se të dy i përkasin nacionalitetit serb.
Lajmin për ndalimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala.
“Dy ushtarë të FSK-së janë ndaluar sot në Jarinje. E konfimoj që i kanë liruar sot”, tha Shala për Gazetën Sinjali.
Nuk dihen arsyet e ndalimit.