Në fshatin Budakovë të Suharekës, një qytetarë është ankuar në rrjete sociale, se dikush i ka sjellë dy qen mjaft të rrezikshëm të racës “Pit Bull” në lagjen e tyre, dhe se ata deri më tani kanë shkaktuar edhe dëme, madje të njëjtit kanë mbytur dhe disa qen të tjerë.
Dikush i ka lënë aty që disa muaj, dhe se ata qenë aty tani po e bëjnë edhe “ligjin”.
Mediumi lokal, “Suhareka Online” ka treguar se qytetari që ua ka dërguar mesazhin ka bërë thirrje për ndihmë nga institucionet lokale ose qendrore, me arsyetimin se banorët e kësaj lagje dhe të këtij fshati janë në rrezik, dhe se më të rrezikuarit janë fëmijët.
Madje ai i ka bërë thirrje pronarit të dy qenve që të i tërheq këta qenë të rrezikshëm nga aty.
“Ankohet një qytetar, thotë se në Lagjen Bajraktari në Budakovë janë në rrezik nga dy qenë me racë Pitbull, ku dikush i ka lënë aty që dy-tre muaj dhe janë duke bërë shumë dëme, duke thënë se i ka mbytur rreth 6-7 qenë të kësaj lagje. Ai ka apeluar që të marron masa qoftë nga komuna apo dikush tjetër, pasi që janë në rrezik të gjithë banorët e kësaj lagje dhe i gjithë fshati Budakovë, e posaçërisht fëmijët. Ankuesi bën thirrje pronarit që ti merr qentë e tij sepse janë duke shkaktuar rrezik”, ka shkruar një qytetar në Facebook,