image Dy persona tentuan të futen ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia tregon se çka kishte në veturën e tyre

Siguri

Dy persona tentuan të futen ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia tregon se çka kishte në veturën e tyre

news image

Dje rreth orës 16:40 në fshatin Kokaj të Gjilanit, dy persona kanë tentuar të futen ilegalisht në Kosovë nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollimit në automjetin e tyre janë gjetur edhe katër goma që nuk kishin dokumentacionet përkatëse.

“Fsh. Kokaj, Gjilan 02.12.2020-16:40. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, janë takuar duke kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur katër goma pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Sinjali/